Meksika do të anulojë zgjedhjet në rast ndërhyrjeje të huaj

Meksika do të anulojë zgjedhjet në rast ndërhyrjeje të huaj

Meksika po përgatitet kundër ndikimit të mundshëm të huaj në zgjedhje, pas ndërhyrjes së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në fushatat e fundit në Honduras dhe Argjentinë. Parlamenti meksikan miratoi një amendament kushtetues që lejon anulimin e zgjedhjeve në rast të ndërhyrjes nga aktorë të jashtëm. Zgjedhjet për Kongresin do të zhvillohen në Meksikë pas një viti. Reforma mori 85 vota pro dhe 42 kundër në Senat, pasi ishte miratuar tashmë nga Dhoma e Deputetëve.  Presidentja e krahut të majtë, Claudia Sheinbaum, mbështeti shprehimisht iniciativën kontraverse të paraqitur nga partia e saj, Morena. “Unë besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ne jemi ata që vendosim këtu – dhe kur them ‘ne’, kam parasysh popullin meksikan”, shpjegoi Sheinbaum. Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Meksikës...