Mekanizëm për menaxhimin e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, Irani me plan të ri

Mekanizëm për menaxhimin e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, Irani me plan të ri

Irani pritet të prezantojë së shpejti një mekanizëm të ri për menaxhimin e transportit detar në Ngushtica e Hormuzit, bëri të ditur kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare në parlamentin iranian, Ebrahim Aziz. Sipas tij, Irani ka përgatitur një plan të posaçëm për kontrollin e trafikut të anijeve që kalojnë përmes kësaj rruge strategjike detare, ndërsa prezantimi zyrtar i tij pritet në ditët në vijim. Aziz deklaroi se sistemi i ri do të zbatohet vetëm për anijet tregtare dhe për shtetet apo kompanitë që bashkëpunojnë me Teheranin. Ai shtoi se subjektet që do t’i bashkohen këtij mekanizmi do të mund të përfitojnë nga shërbime të posaçme të ofruara nga pala iraniane, kundrejt tarifave që pritet të vendosen nga autoritetet iraniane. Megjithatë, zyrtari nuk dha detaje...