Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

Negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë bërë përparim të dukshëm në bisedimet e zhvilluara të martën, duke iu afruar një marrëveshjeje kornizë për t’i dhënë fund konfliktit, raportojnë burime amerikane të cituara nga Axios. Ndërkohë, SkyNews bën të ditur se delegacionet e të dy vendeve pritet të takohen sërish javën e ardhshme në Islamabad. Sipas raportimeve, SHBA-të dhe Irani, me ndërmjetësimin e Pakistanit, Egjiptit dhe Turqisë, po përpiqen të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura përpara afatit të armëpushimit që skadon më 21 prill. Në këtë kuadër, një delegacion pakistanez i drejtuar nga Shefi i Ushtrisë, Gjenerali Asim Munir, mbërriti në Teheran për bisedime me zyrtarët iranianë, duke shtuar përpjekjet diplomatike për arritjen e një kompromisi. Megjithatë, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se marrëveshja nuk është ende e garantuar, për...