Media holandeze: Pse liderët e NATO-s nuk e përmendin Shqipërinë si organizatore të samitit të ardhshëm
Liderët botërorë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara TIRANË- Agjencia holandeze e lajmeve ANP i ka kushtuar një artikull mbledhjes së ardhshme të Samitit të NATO-s, duke e lidhur me Shqipërinë. Në shkrim thuhet se NATO ka ndaluar së përmenduri Shqipërinë si vendin pritës të samitit që pritet të mbahet vitin e ardhshëm. Sipas ANP-së kjo lëvizje është sinjal paralajmërim diplomatik ndaj Tiranës, për shkak të mosrespektimit të angazhimeve për shpenzimet në mbrojtje, pasi vendi nuk kishte arritur të përmbushte objektivin minimal prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Ndërsa Kryeministri Edi Rama konfirmoi nga Ankaraja se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë, duke përforcuar deklaratën e bërë më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Artikulli...
Burimi:
zeri.ai