Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

Numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ra ndjeshëm, pasi Teherani tha se e ka mbyllur sërish këtë rrugë të rëndësishme detare, tregojnë të dhënat e transportit detar. Teherani tha se e ka mbyllur ngushticën, përmes së cilës para luftës kalonin rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz në shenjë hakmarrjeje ndaj shkeljeve të një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi nga SHBA-të dhe Izraeli. Të dhënat nga firma analitike, Kpler, treguan se më 21 qershor vetëm pesë anije kaluan ngushticën, nga 26 të regjistruara një ditë më parë. Tri prej tyre u identifikuan si anije shumë të mëdha për transport nafte (VLCC) – secila me rreth 2 milionë fuçi naftë dhe karburant të papërpunuar saudit – dhe njëra prej tyre...