“Marrëveshje ose sulm i plotë”, Trump për Iranin: Po zhvillohen negociata serioze
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka pezulluar një sulm ushtarak të planifikuar ndaj Iranit, pas kërkesës së vendeve të Gjirit Persik dhe nisjes së negociatave të reja mes palëve. Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë kërkuar të mos ndërmarrë sulmin, pasi sipas tyre ekziston mundësia për një marrëveshje të pranueshme me Teheranin. “Po zhvillohen negociata serioze. Më është thënë se mund të arrihet një marrëveshje shumë e pranueshme për SHBA-në. Nuk do të ketë asnjë armë bërthamore për Iranin”, shkroi Trump. Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se SHBA është gati të ndërmarrë “një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë” nëse negociatat dështojnë. Deklarata vjen në një moment...
Burimi:
top-channel.tv