Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i memorandumit
Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të jenë pranë një zhvillimi të rëndësishëm diplomatik, pasi sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve pritet të nënshkruhet nga distanca në ditët e ardhshme, pa një ceremoni zyrtare në Gjenevë. Araghchi deklaroi se shumica e çështjeve janë dakordësuar mes palëve, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, konfirmoi se ekziston një mirëkuptim i përbashkët për pjesën më të madhe të negociatave. Megjithatë, tensionet mbeten të pranishme, me Donald Trump që ka kritikuar mediat iraniane për mënyrën se si kanë paraqitur kushtet e marrëveshjes. Armëpushim 60-ditor dhe ndryshime në Ngushticën e Hormuzit Drafti i marrëveshjes parashikon një periudhë 60-ditore negociatash teknike dhe një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në disa fronte,...
Burimi:
vizionplus.tv