Marine Le Pen shpallet fajtore, dënimi nuk e pengon nga kandidimi në Peresidencialet e vitit 2027
Para gjykatës së Apelit në Paris, liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen është shpallur sërish fajtore për shpërdorim të fondeve publike të Bashkimit Evropian. Vendimi konfirmon dënimin për keqpërdorimin e fondeve të Parlamentit Evropian, por njëkohësisht zbut pjesërisht masën e dënimit të dhënë në shkallën e parë. Gjykata e Apelit e dënoi Le Pen me tre vite burg, ku dy prej tyre janë me kusht, ndërsa një vit do të vuhet nën mbikëqyrje elektronike me byzylyk elektronik. Në të njëjtën kohë, gjykata shkurtoi edhe ndalimin për ushtrimin e funksioneve publike, duke lënë të hapur mundësinë që ajo të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027. Çështja lidhet me akuzat se Le Pen dhe figura të tjera të partisë së saj, ,...
Burimi:
vizionplus.tv