Luftimet Izrael-Hezbollah në Liban, Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e forcave izraelite nga territoret libaneze
Garda Revolucionare e Iranit, kërkoi sot tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Libani, në pjesën jugore të të cilit po kryen një operacion tokësor kundër Hezbollahut, i cili mbështetet nga Teherani. “Mbështetja e rezistencës në Liban është detyrë e secilit prej nesh dhe dëbimi i Izraelit nga rajoni është një qëllim i arritshëm për myslimanët”, shkroi Gjenerali Esmail Qaani, një zyrtar i Forcës Quds, krahu i operacioneve të jashtme të Gardës. “Kërkesa minimale e rezistencës është tërheqja e regjimit uzurpator dhe kthimi i tij në pozicionet që kishte para fillimit të luftës “kundër” Iranit në fund të shkurtit”, shtoi Qaani. Pavarësisht një armëpushimi në nëntor 2024 gjatë një konflikti të mëparshëm, ushtria izraelite mban pesë pozicione në këtë zonë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv