Lufta për naftën, si po përpiqet Gjiri të anashkalojë Hormuzin me miliarda dollarë dhe rrugë alternative

Lufta për naftën, si po përpiqet Gjiri të anashkalojë Hormuzin me miliarda dollarë dhe rrugë alternative

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur të përdorin kamionë për të eksportuar plehra kimike dhe po ëndërrojnë ndërtimin e një kanali drejt Detit të Omanit. Arabia Saudite po rikthen në përdorim një tubacion të vjetër nafte të ndërtuar në vitet ’80, në kohën e luftës mes Republikës Islamike që sapo ishte krijuar dhe Saddam Hussein-it, për të transportuar naftën drejt porteve të Detit të Kuq, ndërsa po përshpejton edhe projektin hekurudhor Riad–Xheda. Kuvajti, që nuk ka shitur asnjë fuçi nafte që nga fillimi i luftës, ende pret ndërtimin e hekurudhës së “Gjashtëshes”, mbi 2 mijë kilometra linjë që do të lidhë të gjitha vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Lufta në Iran ka tronditur logjistikën mbi të cilën mbështeten ekonomitë e Gjirit dhe kryeqytetet...