Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli paralajmëron qytetarët e saj: Largohuni nga Libani, gati të godasim Hezbollahun
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, ndërsa Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga katër qytete dhe fshatra në jug të Libanit, mes frikës për një përshkallëzim të ri të konfliktit me Hezbollahun. Sipas raportimeve të Sky News, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, u bëri thirrje banorëve të largohen të paktën 1,000 metra nga zonat e konsideruara të rrezikshme dhe të zhvendosen drejt hapësirave të sigurta. “Kushdo që ndodhet pranë elementëve të Hezbollahut, objekteve të tyre dhe zonave të luftimeve po vë jetën e tij në rrezik”, deklaroi Adraee në rrjetet sociale. Zonat për të cilat është dhënë urdhri i evakuimit janë Arzi, Al-Marwaniya, Al-Babilya dhe Al-Baysariyah, ndërsa situata në kufirin Izrael-Liban mbetet jashtëzakonisht e tensionuar. Ndërkohë, sipas burimeve...
Burimi:
top-channel.tv