Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë “frenim” të përkohshëm të udhëtimeve mujore në Strasburg

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë “frenim” të përkohshëm të udhëtimeve mujore në Strasburg

Një grup eurodeputetësh ndërpartiakë po i bën thirrje Parlamentit Europian që të pezullojë përkohësisht  udhëtimet e tij mujore në Strasburg, duke përmendur krizën energjetike dhe rritjen e kostove të karburantit për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Siç raporton ‘Politico’, një grup eurodeputetësh kërkojnë që të kursehet për sa kohë që zgjat kriza energjetike. Konkretisht, në letrat që janë bërë publike, anëtarët e grupit politik të majtë dhe grupit të krahut të djathtë të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) argumentojnë se institucioni duhet të vërë në praktikë atë që kërkon Bashkimi Evropian, duke shmangur konsumin e karburantit për udhëtime të panevojshme, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po e rëndon më tej tregun e energjisë. “Institucionet e BE-së duhet të...