“Kush i nxori sekretet?” Shtëpia e Bardhë në alarm për detajet në librin e ri mbi Trump

“Kush i nxori sekretet?” Shtëpia e Bardhë në alarm për detajet në librin e ri mbi Trump

Shtëpia e Bardhë po përballet me shqetësime serioze për një rrjedhje të mundshme informacioni nga mbledhje tepër konfidenciale të zhvilluara në Dhomën e Situatave (Situation Room), pasi zyrtarë të lartë dyshojnë se gazetarët e New York Times, Maggie Haberman dhe Jonathan Swan, kanë siguruar detaje të ndjeshme që më pas janë përfshirë në librin e tyre të ri, “Regime Change”. Libri, i cili pritet të publikohet më 23 qershor dhe bazohet në mbi 1.000 intervista, ofron një pasqyrë të detajuar të diskutimeve dhe vendimmarrjeve brenda administratës së presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të dytë. Sipas fragmenteve të publikuara nga New York Times, autorët përshkruajnë me saktësi disa mbledhje të nivelit të lartë që kanë trajtuar çështje të ndjeshme, përfshirë strategjinë amerikane ndaj Iranit...