Kush flet për Evropën me Moskën?

Kush flet për Evropën me Moskën?

Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshillit të BE-së, António Costa. Njoftimi gjatë samitit të BE dy ditë më parë, se zyra e tij ka hapur kanale komunikimi me Moskën shkaktoi kritika, pasi kjo ishte kryer pa koordinim paraprak me shtetet anëtare. Sipas burimeve në Berlin, ky hap u cilësua si “i pakoordinuar” dhe “joprofesional”. Nuk ka pasur bisedime përmbajtësore, theksoi Costa, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për përgatitje për negociata të mundshme. Kancelari gjerman Friedrich Merz i shmangu komentet publike për këtë, por theksoi se bisedimet për paqen duhet të zhvillohen nga Ukraina, Rusia, Evropa dhe SHBA-ja. Por kush do ta përfaqësojë Evropën mbetet ende e hapur. Sipas kancelarit gjerman Ukraina duhet të vendosë se kush ulet në tryezë e paqes:  E Ukraina kërkon shprehimisht mbështetjen e shteteve të grupit të njohur...