Kush e fitoi luftën mes ShBA dhe Iranit? Nga Hormuzi te programi bërthamor, cilat janë katër çështjet kryesore

Kush e fitoi luftën mes ShBA dhe Iranit? Nga Hormuzi te programi bërthamor, cilat janë katër çështjet kryesore

Pyetja e pyetjeve shtrohet tani që faza diplomatike e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në momentin vendimtar: kush e fitoi luftën? Për një përgjigje përfundimtare do të duhet të shihet se si do të strukturohen marrëveshjet finale. Megjithatë, që tani, bazuar në atë që po del në dritë, mund të bëhet një vlerësim paraprak përmes katër çështjeve të mëdha që na kanë shoqëruar çdo ditë gjatë këtyre javëve: Ngushtica e Hormuzit, çështja bërthamore, asetet iraniane të ngrira jashtë vendit dhe përplasja mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Hormuzi, Irani këmbëngul të ruajë kontrollin Ngushtica e Hormuzit është zemra e marrëveshjes, arma e re e regjimit iranian, ajo që Teherani nuk e kishte përpara 28 shkurtit, kur shpërtheu lufta. Sipas burimeve, memorandumi...