KUBA NGRIHET NE PROTESTA KUNDER DONALD TRUMP

KUBA NGRIHET NE PROTESTA KUNDER DONALD TRUMP

Mijëra kubanë u mblodhën të premten para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Havana për të protestuar kundër vendimit të Uashingtonit për të ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit Raul Kastro lidhur me rrëzimin e dy avionëve civilë para tre dekadash, raportoi Reuters. Demonstrata proqeveritare nisi menjëherë pas lindjes së diellit në bregdetin e Havanës, disa ditë pasi zyrtarët kubanë dolën publikisht në mbrojtje të figurës historike të revolucionit kuban. Raul Kastro, 94 vjeç, nuk mori pjesë në tubim. Deputeti kuban Herardo Hernandez, i njohur në Kubë si hero kombëtar dhe ish-agjent i inteligjencës, përcolli një mesazh falënderimi për popullin kuban dhe mbështetësit ndërkombëtarë për solidaritetin e treguar. Gjatë protestës, pjesëmarrësit valëvitën flamuj dhe brohoritën slogane si “Rroftë Raul!” dhe “Atdheu ose vdekja!”. Në tubim morën pjesë...