Kryebashkiaku grek mbetet në paraburgim, pas dyshimeve se shkaktoi zjarrin pranë Athinës

Kryebashkiaku grek mbetet në paraburgim, pas dyshimeve se shkaktoi zjarrin pranë Athinës

Kryetari i bashkisë së Stilidës në Greqi, Joanis Apostolou, një kontraktor dhe pronari i një parku eolik u la në paraburgim pas dëshmisë mbi hetimet për zjarrin që shpërtheu në një park eolik në Viotia dhe u përhap me shpejtësi në Atikën Perëndimore, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore. Hetuesit arritën në përfundimin se zjarri filloi nga shkëndijat e shkaktuara nga defektet në një rrjet transmetimi të energjisë elektrike të ndërtuar nga kompania e kryetarit të bashkisë. Vendimi erdhi pas një procesi të gjatë dëshmish që përfundoi në orët e para të 7 gushtit në një gjykatë në Tebë. Joanis Apostolou, pas vendimit deklaroi se i respekton plotësisht institucionet dhe vendimet e gjyqësorit grek, por këmbënguli se nuk është përgjegjës për tragjedinë, duke shtuar se...