Kriza në Downing Street/ Ministri i Mbrojtjes britanik dorëhiqet: Starmer nuk siguron burimet e nevojshme për të mbrojtur vendin

Kriza në Downing Street/ Ministri i Mbrojtjes britanik dorëhiqet: Starmer nuk siguron burimet e nevojshme për të mbrojtur vendin

Përplasjet me kryeministritn Keir Starmer për shkak të mosmarrëveshjeve për shpenzimet ushtarake e shtynë ministrin britanik të Mbrojtjes, John Healey të japë dorëheqjen, teksa e akuzoi kreun e ekzekutivit se nuk po angazhon burimet qeveritare të nevojshme për të mbrojtur vendin. Ministritë e Mbrojtjes dhe të Financave kanë qenë të bllokuara në negociata muaj të tërë mbi mënyrën për të përmbushur kërkesat në rritje për zgjerimin e shpenzimeve ushtarake, duke vonuar Planin e Investimeve në Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar që nga viti i kaluar. “Ju nuk keni qenë në gjendje, dhe Thesari nuk ka qenë i gatshëm, të angazhoni burimet që i duhen kombit për të mbrojtur vendin në këtë kohë të kërcënimeve në rritje,” shkroi Healey në letrën e dorëheqjes drejtuar Starmerit. Vonesat...