Kriza e Ceutës ndez debatin në BE, Greqia kërkon pezullimin e azilit në flukse masive
Kriza e emigracionit në Ceuta ka rikthyer në qendër të debatit evropian menaxhimin e kufijve dhe politikat e azilit. Greqia ka propozuar krijimin e një mekanizmi të përhershëm në Bashkimin Evropian, i cili në situata të jashtëzakonshme do të mundësonte pezullimin e përkohshëm të procedurave të azilit dhe kthimin e menjëhershëm të personave që hyjnë ilegalisht në territorin evropian. Propozimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis u prezantua nga ministri i Emigracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, gjatë një takimi urgjent me videokonferencë të ministrave të Brendshëm dhe Emigracionit të vendeve anëtare të BE-së. Sipas Plevris, mekanizmi i propozuar bazohet në përvojën e Greqisë gjatë krizës në kufirin e Evros në vitin 2020 dhe në zhvillimet e fundit në enklavën spanjolle të Ceutës, ku flukset masive të...
Burimi:
ntv.al