Kriza e BioNTech pas suksesit të vaksinës COVID, gjiganti gjerman përballet me humbje dhe shkurtime masive të vendeve të punës
BioNTech, kompania gjermane që u bë e famshme globalisht për zhvillimin e vaksinës së parë mRNA kundër COVID-19 në bashkëpunim me Pfizer, po përballet sot me një krizë të thellë financiare dhe strukturore, duke paralajmëruar mbyllje njësish prodhimi dhe shkurtime të ndjeshme të vendeve të punës. Sipas raportimeve ndërkombëtare, kompania me seli në Mainz pritet të mbyllë disa prej impianteve të saj në Gjermani dhe Singapor, pas humbjeve të mëdha tremujore dhe rënies së ndjeshme të të ardhurave nga vaksina COVID-19. Në total, rreth 1,860 vende pune janë në rrezik, ndërsa BioNTech po synon të ulë kostot dhe të ristrukturojë aktivitetin e saj global. Kriza vjen pas përfundimit të “boom-it” pandemik, kur kompania siguroi të ardhura të mëdha nga vaksina Comirnaty. Me rënien e kërkesës...
Burimi:
top-channel.tv