Kremlini: Putin është i hapur për negociata me Europën! Moska e sheh pozitiv diskutimin për ndërmjetësit
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për negociata me Evropën. Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmëvë, RIA. Moska e sheh diskutimin që po zhvillohet në Evropë rreth kandidatëve të mundshëm për negociatorë me Rusinë si një zhvillim pozitiv, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Kujtojmë se Putin muajin e kaluar kërkoi që bisedimet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian t’i ndërmjetësonte, ish-kancelari gjerman, miku i tij, Gerhard Schroeder, propozim i cili u refuzua menjëherë nga pala evropiane me pretendimin e se ai nuk është i besueshëm, për shkak të marrëdhënies së tij me kreun e Kremlinit.
Burimi:
javanews.al