“Krejtësisht e papranueshme”, Trump refuzon përgjigjen e Iranit, rriten çmimet e naftës

“Krejtësisht e papranueshme”, Trump refuzon përgjigjen e Iranit, rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm këtë të hënë, pasi presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë publikisht përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme. Përmes platformës Truth Social, Trump e cilësoi përgjigjen iraniane si “plotësisht të papranueshme”. “Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit ‘përfaqësues’ të Iranit. Nuk më pëlqen, është krejtësisht e papranueshme !” tha Trump.Lexo edhe :Related Posts Menjëherë pas deklaratës së tij, tregjet reaguan dhe çmimi i naftës Brent të Detit të Veriut arriti mbi 104 dollarë për fuçi, me një rritje prej më shumë se 3%. Investitorët druhen se ngërçi diplomatik po largon mundësinë e hapjes së shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe nga ku kalon rreth 20% e naftës botërore. Bisedimet SHBA-Iran në krizë...