Zgjedhjet në Kosovë, partia e Kurtit kryeson me 70%
Kosova E Hënë, 15 Qershor 2026 15:21 Procesit i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit ka hyrë në ditën e tetë. Aktivitetet po zhvillohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku po numërohen votat e diasporës të dërguara përmes postës. Deri në mesditë janë numëruar rreth 40% e kutive të votimit e sipas këtij rezultati, prin Lëvizja Vetëvendosje me 70% të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 14 për qind të votave me postë. E treta del Partia Demokratike e Kosovës që ka marrë afër 7% të votave e Aleanca 5%. Votat e diasporës kanë ndryshuar edhe shpërndarjen e mandateve mes partive politike, ku Vetëvendosje prin me 51, Partia Demokratike tash ka 23, Lidhja Demokratike do ketë 19 ulëse e Aleanca...
Burimi:
kohajone.com