Zelensky ndyshoi lojën, Kosova gati për revansh, Vuçiç: Goditja më e rëndë në 14 vite
Vizita e Zelenskyt në Serbi vijon të prodhojë përplasje politike në Prishtinë dhe Beograd. Pas kritikave të ardhura nga Kosova lidhur me qëndrimin e Ukrainës ndaj pavarësisë së Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dalë publikisht në mbrojtje të presidentit ukrainas. Vuçiç pretendon se në Prishtinë po përgatitet një fushatë kundër Zelenskyt, ndërsa e konsideron qëndrimin e presidentit ukrainas si një zhvillim me ndikim të madh në raportet Kosovë-Serbi. Në deklaratën e tij, Vuçiç shkoi edhe më tej, duke e cilësuar deklaratën e Zelenskyt si “goditjen më të rëndë që i është bërë Kosovës në 14 vitet e fundit”. “Mendoni se cili do të kishte qenë rezultati nëse Zelensky do të vinte dhe të thoshte ‘po, Kosova është Serbi’. Deklarata e Zelenskyt është goditja më...
Burimi:
ntv.al