“Vetëvendosje” koalicion me 3 parti: Synojmë vazhdimin e qeverisjes me përgjegjësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me Partinë GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe marrëveshja mes subjekteve politike. Në deklaratën e përbashkët thuhet se ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të qartë politik përpara qytetarëve të Kosovës dhe synon vazhdimin e qeverisjes me përgjegjësi, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e interesit shtetëror. Përpos këtij koalicioni, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është njoftuar edhe për formimin e dy koalicioneve të tjera nga komunitetet pakicë, atë të boshnjakëve dhe ashkalinjve. Zgjedhjet e qershorit do të përfshijnë në total 3 koalicione me 9 parti politike, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe 22 parti të tjera. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare...
Burimi:
vizionplus.tv