Salla: Mbështetje më e madhe për fermerët e bimëve mjekësore nga programi ‘Dyfisho Ndërmarrjen Tënde
Bimët aromatike dhe mjekësore vijojnë të jenë ndër sektorët me kontributin më të lartë në prodhimin dhe eksportin e produkteve bujqësore shqiptare. Për të nxitur më tej zhvillimin e këtij sektori, qeveria po zgjeron instrumentet financiare në mbështetje të fermerëve dhe sipërmarrjeve bujqësore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi në Cërrik fermën e Alban Shulit, një sipërmarrje që ka ndërtuar një zinxhir të integruar, nga kultivimi deri te përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me fokus te bimët aromatike e mjekësore, veçanërisht çaji i malit dhe rigoni, si edhe prodhimi në serra. Gjatë vizitës u bë e ditur se ferma, e cila operon prej rreth tetë vitesh, ka zgjeruar vazhdimisht aktivitetin e saj, duke konsoliduar praninë në treg dhe duke rritur vlerën...
Burimi:
sot.com.al