Vijon i nxehti përvëlues, temperaturat sot arrijnë deri në 40 gradë celsius
Ditën e dielë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë celsius. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Në zonën e juglindjes vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite e në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me...
Burimi:
sot.com.al