U rrezikuan banesa dhe biznese/ Si paraqitet situata me zjarrin në malin e Krujës?
Flakët hynë në oborret e shtëpive, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë lanë shtëpitë mes frikës se flakët mund t’u merrnin gjithçka. Situata më e vështirë ishte në Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara. Qindra qytetarë u evakuuannga Kruja, ndërsa pati edhe nga ata që refuzuan të braktisnin shtëpitë. Përballë rrezikut, autoritetet u detyruan t’i nxirrnin me forcë. Nën kërcënimin e flakëve u vu edhe Spitali i Krujës. Zjarri u afrua deri rreth 50 metra nga godina dhe pacientët u evakuuan gjatë natës, për t’u dërguar drejt Tiranës. Pavarësisht situatës së frikshme, nuk raportohet për persona të lënduar. Beteja me zjarrin...
Burimi:
sot.com.al