Tragjike/ Vritet me armë zjarri gruaja shtatzënë, plagoset bashkëshorti i saj

Tragjike/ Vritet me armë zjarri gruaja shtatzënë, plagoset bashkëshorti i saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar Malishevën në Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi është plagosur me armë zjarri, ndërsa një burrë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas raportimeve nga mediat kosovare, gruaja ishte shtatzënë në javën e 34-t. Pas plagosjes, ajo u transportua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në repartin e Emergjencës. Ndërkohë, burri i plagosur ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Raportohet se ai është i intubuar dhe po mbahet në respirator, ndërsa mjekët vijojnë trajtimin dhe ekzaminimet. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Emergjenca e QKUK-së. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat e...