Të enjten Kosova hyn zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet e 7 qershorit
Kosova E Mërkurë, 27 Maj 2026 20:13 Të enjten Kosova zyrtarisht futet në fushatë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, procesi i tretë zgjedhor që vendi zhvillon brenda një viti e gjysmë, pas krizës politike të krijuar nga dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri. Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse të fushatës në disa qytete të Kosovës, ndërsa gara pritet të dominohet nga përplasja mes Albin Kurtit, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmanit. Lëvizja Vetëvendosje do ta hapë fushatën tw enjten me një tubim në Palestrën Sportive në Ferizaj në orën 19:30, ku Albin Kurti synon të kërkojë edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë aktivitetin hapës në qendër të Ferizajt...
Burimi:
kohajone.com