Zjarret ekstreme përfshijnë Evropën, ekspertët: Kontinenti po hyn në një realitet të ri klimatik
Zjarret masive që kanë përfshirë Francën dhe Spanjën po marrin përmasa gjithnjë e më ekstreme, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se Evropa po përballet me një epokë të re të zjarreve pyjore. Në jugperëndim të Francës, intensiteti i flakëve ka shkaktuar edhe një fenomen të rrallë të njohur si “stuhia e zjarrit“, ku nxehtësia e madhe e prodhuar nga zjarri krijon re stuhie që mund të ndikojnë në përhapjen e tij dhe ta bëjnë më të vështirë kontrollin. Sipas ekspertëve, zjarret e këtij viti janë përforcuar nga efektet e ndryshimeve klimatike, të cilat kanë sjellë periudha të gjata thatësire dhe temperatura të larta, duke e kthyer bimësinë në material shumë të ndezshëm. Në Francë janë djegur rreth 290 mijë hektarë tokë, sipërfaqja më e madhe e regjistruar...
Burimi:
kohajone.com