Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen me armë punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Mitrovicë në Kosovë, ku disa punonjës të ujësjellësit janë qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasi disa punonjës të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” kanë qenë duke inspektuar për lidhjet ilegale. Raportohet se fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar nga të shtënat me armë, ndërkohë që autori ka mundur të arratiset nga vendngjarja. “Personi në fjalë dyshohet për disa vepra “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”, ka bërë me dije policia.
Burimi:
vizionplus.tv