Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar listën preliminare me emrat e 13 227 të vrarëve, të zhdukurve me dhunë dhe të vdekurve si pasojë e luftës. Në listë janë përfshirë viktimat që kanë lindur, kanë jetuar, ose kanë pasur vendbanim në territorin e Kosovës në kohën e luftës, që kanë pësuar plagë vdekjeprurëse, ose janë zhdukur në territorin e Kosovës në rrethana të ndërlidhura drejtpërdrejt me luftën, kanë humbur jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e plagëve të marra gjatë luftës dhe që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjet e luftës në Kosovë. Nga të dhënat e prezantuara nga Instituti për Krime Lufte, 11.408 persona kanë humbur jetën si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të luftës vrasje, ekzekutime, masakra, bombardime dhe...
Burimi:
javanews.al