Sorensen i ‘tërheq veshin’ Kurtit për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Sorensen i ‘tërheq veshin’ Kurtit për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Prishtinë me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për Dialog, Peter Sorensen, me të cilin bisedoi për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe për çështjen e kthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucione. Sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Sorensen diskutuan zhvillimet që lidhen me Bashkimin Evropian, situatën në rajon, si dhe çështjet e dialogut – situatën aktuale në proces dhe pikëpamjet mbi rrugën përpara. Kurti tha se Kosova i përmbahet angazhimit konstruktiv, punon dhe përpiqet për paqe të qëndrueshme, siguri euroatlantike, stabilitet afatgjatë dhe fqinjësi të mirë në Evropë. Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me kthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqjen, Kurti tha se Qeveria...