Pse reduktimi i KFOR-it shkon përtej çështjes ushtarake?

Pse reduktimi i KFOR-it shkon përtej çështjes ushtarake?

Me mbi 4.600 trupa sot, KFOR-i pritet të reduktohet në rreth 3.500. Prania ushtarake ndërkombëtare në Kosovë po hyn në një fazë të re, ku reduktimi paraqitet si reflektim i realitetit në terren. Zyrtarët flasin për stabilitet dhe vendime të maturuara, të mbështetura në vlerësime të vazhdueshme të sigurisë. Por, në kohën kur balancat globale janë në lëvizje, edhe këto vendime marrin peshë tjetër. NATO-ja njoftoi më 12 qershor se, gjatë vitit të ardhshëm, do të bëjë një përshtatje graduale të pranisë së saj në Kosovë, duke reflektuar vlerësimin për një situatë të qëndrueshme të sigurisë në vend. Sipas komandantit suprem të forcave aleate në Evropë, Alexus G. Grynkewich, ky zhvillim lidhet me rritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore të sigurisë, të cilat kanë krijuar...