Osmani dhe Mali i Zi në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Osmani dhe Mali i Zi në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut pritet të dalin sërish në protestë më 18 maj, ku kërkesa e tyre kryesore mbetet zhvillimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata e konsiderojnë këtë një të drejtë themelore dhe pjesë të garantuar të barazisë në arsim dhe administratë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të gjuhës amtare në procesin e formimit profesional. Në mbështetje të tyre ka reaguar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila deklaroi nga Vitia se Kosova do të qëndrojë gjithmonë pranë studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se mbështetja e saj ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe arsimore, të cilat sipas saj janë fituar edhe përmes proceseve ndërkombëtare. Osmani nënvizoi se Kosova nuk synon të ndërhyjë në...