Numërimi në Kosovë drejt fundit, “Vetëvendosje” siguron 53 deputetë, sfidë mbetet zgjedhja e Presidentit
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë po shkon drejt përfundimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate, Partia Demokratike 22, Lidhja Demokratike 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 mandate. Për formimin e qeverisë Albin Kurtit i nevojiten edhe 8 mandate, të cilat mund t’i sigurojë në koalicion me pakicat. Ndërkohë, për zgjedhjen e presidentit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në procesin e votimit, një çështje që mbetet ende një sfidë për Kosovën.
Burimi:
vizionplus.tv