E rëndë në Kosovë! Çifti plagoset me armë në dhomën e gjumit, humb jetën gruaja shtatzënë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar Malishevën e Kosovës, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më 23 gusht rreth orës 23:20, kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor të plagosur nga arma e zjarrit. Sipas raportimeve të mediave kosovare, gruaja ishte shtatzënë në javën e 34-t të shtatzënisë. Pas plagosjes, ajo u transportua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë në repartin...
Burimi:
vizionplus.tv