Nuk më quan dot askush tradhtare/ Osmani: Më kanë shpallur të vdekur politikisht qindra herë, por jam ende këtu
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj akuzave që, sipas saj, janë hedhur në adresë të saj, duke deklaruar se nuk do të lejojë askënd ta etiketojë si “tradhtare” apo “shitëse të territorit”. Ajo paralajmëroi se për shpifjet dhe ofendimet do të ndjekë rrugën ligjore. Osmani tha se gjatë gjithë karrierës së saj politike ka mbrojtur interesat e shtetit dhe jo të kundërtën. “Nuk do të lejoj kurrë, asnjëherë, askënd, pavarësisht cilës parti i takon, që të dalë dhe të më shpallë mua tradhtare apo shitëse të territorit të vendit tim, sepse unë e kam bërë pikërisht të kundërtën. Për këto gjëra që janë thënë, për ofendimet dhe shpifjet e shumta, do të merren institucionet e drejtësisë, jashtë politikës“, deklaroi Osmani. E pyetur...
Burimi:
ntv.al