Në 6 gusht seanca e konstituive, Albulena Haxhiu takon përfaqësuesit e partive politike

Në 6 gusht seanca e konstituive, Albulena Haxhiu takon përfaqësuesit e partive politike

Ka përfunduar takimi i ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Haxhiu tha se palët u pajtuan për agjendën për konstituimin e Kuvendit, i cili i hap rrugë formimin të qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri. Albulena Haxhiu përsëriti se në përputhje me Kushtetutën, seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht në orën 10:00. “Rendi i ditës i seancës konstituive, sipas Rregullores, ka katër pika: Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, Shqyrtimi i raportit të tij, Betimi i deputetëve, dhe Zgjedhja e kryetarit apo kryetares së Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Haxhiu njoftoi se...