Natasha Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade

Natasha Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përmendur mundësinë e ekzistencës së varrit masiv në Pasuljanske Livade në Serbi. Përmes një postimi në “X”, Kandiq ka thënë se kjo çështje ka qenë temë e takimit që ajo pati zhvilluar në vitin 2008 me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovaq, të cilin thotë se e ka informuar për bisedën që e ka zhvilluar me një person që pretendonte se ishte shofer i kamionit me të cilin janë transportuar trupat e viktimave nga Kosova në bazën ushtarake “Pasuljanske Livade”. “Varri masiv i mundshëm në Pasuljanske Livade ishte temë e takimit tim me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac, në vitin 2008. E njoftova se kisha biseduar me një person që...