Kurti nga Zvicra: Nuk mund të jesh edhe patriot, edhe hajdut e i korruptuar
Albin Kurti tha në një tubim në Zvicër se kontributi për çlirimin e Kosovës nuk mund të përdoret si justifikim për korrupsion dhe pasurim personal Kanididati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kontributi në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nuk mund të përdoret si justifikim për korrupsion dhe pasurim personal. Në një tubim me mërgimtarë në Zvicër, Kurti tha se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pavarësisht rolit që dikush ka pasur gjatë luftës apo proceseve shtetformuese. Ai theksoi se patriotizmi nuk mund të bashkëjetojë me korrupsionin. “Nuk ka edhe patriot edhe hajn. Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar. Ose çlirimtar, ose zullumqar”, u shpreh Kurti, i cili gjithashtu kritikoi edhe ish-udhëheqës politikë të pasluftës, pa...
Burimi:
ntv.al