Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri më 1999
Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundër një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen, torturimin dhe plaçkitjen e civilëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99. Prokuroria Speciale e Kosovës e identifikoi të pandehurin vetëm me inicialet R.D., i cili ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar dhe është mbajtur në paraburgim prej atëherë. Ai akuzohet për vrasjen e një personi me inicialet SH.D., më 22 maj të vitit 1999 në Vushtrri, qytet në verilindje të Kosovës. Në një pikë tjetër të aktakuzës, R.D., dyshohet se si pjesëtar i MUP-it, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, kishte marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe...
Burimi:
vizionplus.tv