KOSOVA NË HARTËN E BOTËS, VUÇIÇ ENDE NË HARTËN E SË KALUARËS

KOSOVA NË HARTËN E BOTËS, VUÇIÇ ENDE NË HARTËN E SË KALUARËS

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka rikthyer deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të ushtrisë serbe, të zhvilluar në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjicë. Përpara oficerëve të rinj, Vuçiç pretendoi se Kosova vazhdon të jetë pjesë e territorit serb, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë dhe besimit fetar. Sipas tij, Serbia duhet ta ruajë këtë qëndrim, por pa ndërmarrë sulme apo kërcënime ndaj vendeve të tjera. Presidenti serb u ndal gjithashtu te marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, të cilën e cilësoi si një përpjekje për ta vendosur Serbinë nën presion dhe për ta izoluar në rajon. Vuçiç deklaroi se Beogradi i ka analizuar këto zhvillime dhe po ndërmerr masa për...