Kosova dhe xhandarmëria, SHBA e NATO: “Kërkohet respektim i paqes”

Kosova dhe xhandarmëria, SHBA e NATO: “Kërkohet respektim i paqes”

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë reaguar lidhur me nismën e Qeverisë në detyrë të Kosovës për krijimin e një Xhandarmërie, duke kërkuar që çdo hap në këtë drejtim të jetë në përputhje me angazhimet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon. Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Uashingtoni po ndjek nga afër zhvillimet dhe njoftimet për këtë propozim, duke theksuar rëndësinë që strukturat e reja të sigurisë të mos bien ndesh me zotimet ndërkombëtare të Kosovës. Sipas tij, çdo iniciativë duhet të kontribuojë në stabilitet dhe bashkëpunim rajonal. Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë hapat e parë për...