Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i Kuvendit, vendi shkon sërish në zgjedhje
Kuvendi i Kosovës pritet mblidhet sot në një situatë të paprecedentë politike. Afati kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re përfundoi mbrëmë në mesnatë, pa u arritur një marrëveshje mes partive politike. Opozita kërkoi që seanca të zhvillohej gjatë mbrëmjes së djeshme, pikërisht për të shmangur kalimin e afatit. Por kërkesa nuk u realizua dhe seanca u shty për sot. Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, një ditë më parë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilluan një tjetër takim. Por edhe pas bisedimeve, palët nuk arritën kompromis. Pika kryesore e përplasjes mbetet zgjedhja e presidentit të ardhshëm. Kështu, ndërsa deputetët pritet të rikthehen sot në sallën e Kuvendit, mbetet e paqartë nëse do të ketë një...
Burimi:
vizionplus.tv