“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

Seanca e parë në kuvend për legjislaturën e XI të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit do të mbahet javën e parë të gushtit. Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu deklaroi se i është lënë kohë partive për të zhvilluar diskutime dhe për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ndërsa vete kryeministri në detyrë Albin Kurti i është shmangur përgjigjes nga gazetarët nëse është duke pritur zhvillimet në LDK për të vijuar bisedimet. Kosova ka dy vite në krizë politike, ndërsa gjatë kësaj kohe vendi ka kaluar pëmes tre proceseve zgjedhore. Ngërçi mbetet tek numrat për presidentin e ri.