Hiqet mbishkrimi “Free Ukraine” pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën
Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës është pasuar nga një veprim simbolik në Prishtinë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga heqja e mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hapësirë publike në kryeqytet. Në reagimin e tij, Rama ka lidhur vendimin me qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, duke theksuar se solidariteti i qytetarëve të Kosovës me popujt që përballen me luftë dhe dhunë mbetet i pandryshuar. Megjithatë, ai ka deklaruar se ky solidaritet, sipas tij, nuk mund të jetë i shkëputur nga respekti ndaj shtetësisë së Kosovës. “shteti i kosovës duhet të respektohet. kur kosova nuk respektohet, kryeqyteti prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, shkroi Rama. Heqja e mbishkrimit vjen në një...
Burimi:
ntv.al