Dasma u kthye në ankth/ Shpërthimi në Lezhë, Saimir Kola në gjendje të rëndë
Një ditë që familja Kola e kishte pritur si festë është kthyer në ankth pas shpërthimit të fuqishëm në banesën e tyre në Markatomaj të Lezhës. Gjashtë persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i dyshuar i një bombole gazi, ndërsa gjendja më serioze paraqitet për 40-vjeçarin Saimir Kola. Sipas të dhënave të bëra publike, Kola kishte hapur derën dhe kishte ndezur dritën në pjesën e pasme të banesës, kur menjëherë ka ndodhur shpërthimi. Ai ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe në pjesë të trupit dhe, pas transportimit drejt Tiranës, po shqyrtohet mundësia e dërgimit të tij jashtë Shqipërisë për trajtim më të specializuar. Në momentin e shpërthimit, pjesëtarët e tjerë të familjes ndodheshin kryesisht në verandë. Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë...
Burimi:
ntv.al