Haga cakton datën e vendimit për Thaçin dhe Veselin
Kosova E Mërkurë, 1 Korrik 2026 20:08 Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë informon se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallet më 16 shtator të këtij viti. “Trupi gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për këshillime është zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjet nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim. Trupi gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin, por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai vendosi ta shtynte këtë afat deri...
Burimi:
kohajone.com